HomeBregdeti ShqiptarZonat e mbrojturaAgjencia Kombëtare e Bregdetit

                                                                                                   NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË | AKB

 

                                           NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

 

-SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA
-VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT
-APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E AGJENCISË KOMBËTARE TË BREGDETIT

-AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE
-PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE
-ANKESA APO PYETJE
-SI TË NA KONTAKTONI
-POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

 

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Agjencia Kombëtare e Bregdetit (më poshtë AKB), të mbledh të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

-nëpunësit apo ish nëpunësit.
-individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj.

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

Agjencia Kombëtare e Bregdetit disponon faqen zyrtare te institucionit This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. . Me anë të faqes zyrtare, AKB transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë punonjësve, atyre që aplikojnë për punë dhe subjekteve. Nëpërmjet faqes zyrtare, AKB u vjen ne ndihmë duke ju prezantuar ligjin dhe duke u bërë prezente detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre në lidhje me përpunimin e të dhënave personale që ata kryejnë si dhe duke njohur subjektet e të dhënave personale me të drejtat e tyre

Për vizitoret e www.bregdeti.gov.al sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor.

 

Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur po aq sa kërkimi në Google. Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

 

APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E AGJENCISË KOMBËTARE TË BREGDETIT

Kur persona aplikojnë për t’u punësur pranë AKB-së, ne përdorim informacionin për proçesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur ne duam ti përhapim të dhënat një pale të tretë, për shembull, kur ne duam të marrin një referencë, ose të marrim disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse ( p.sh Autoriteti i Gjendjes Gjyqësore ), ne nuk e bëjmë këtë, pa i informuar subjektet më parë, vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj.

Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për 12 muaj pasi konkursi i rekrutimit ka përfunduar, e më pas shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna.

 

Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me AKB-në, ne përgatisim për të një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit. Kur punësimi i tyre pranë AKB-së përfundon, ne mbajmë dosjen në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil, ligjin për arkivat dhe rregullat tona të brendshme.

 

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE


AKB përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’ju japim një përshkrim të tyre jithashtu, bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato,
tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna,
japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme, informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.

Për të bërë një kërkesë pranë AKB-së, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ose të na e dërgoni në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .

Nëse jeni dakord, ne do të përpiqemi të merremi me kërkesën tuaj në mënyrë jo formale, për shembull duke iu dhënë informacionin specifik nëpërmjet telefonit.

Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke kontaktuar, Drejtorinë e Burimeve Njerëzore.

 

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Në shumë rrethana, ne nuk përhapim të dhëna personale pa pëlqimin tuaj. Megjithatë kur ne hetojmë një ankesë, për shembull, na duhet të ndajmë informacionin personal me subjektin përkatëse dhe me organet e tjera të përfshira.

Ju mund të merrni më shumë informacion mbi:

 

Marrëveshjet që kemi me institucione të tjera për shkëmbimin e informacionit;
Rrethanat kur ne mund të përhapim të dhënat personale pa marrë pëlqimin, për shembull për të parandaluar dhe zbuluar një krim dhe për të prodhuar statistika anonime;
Udhëzimet tona për stafin se si duhen mbledhur, përdorur dhe fshirë të dhënat personale;
Mënyrën si ne kontrollojmë se të dhënat që ne mbajmë janë të sakta dhe të përditësuara.

 

 

ANKESA APO PYETJE

AKB përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale.

 

Ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e – mail This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

SI TË NA KONTAKTONI
Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

Agjencia Kombëtare e Bregdetit përpunon informacionin me qëllim kryerjen e detyrave të saj. Kjo mund të përfshijë informacionin sekret për nëpunësit/individët.

Informacioni është një aset i çmuar.

Autoriteti i AkB-së është i angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit dhe informacionin e sistemeve të teknologjisë me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e tij.

AKB përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe proçedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. AKB merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë. 

Stafi i AKB-së i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. AKB vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen.

 Ligjet dhe aktet nënligjore : 

 

 

--V.K.M.321, DATE.11.06.2014_per_sigurine_ne%20plazhe.pdf

 

 --V.K.M.93, DATE.2015_ligji_per_Turizmin.pdf

 

 --V.K.M.171, DATE.27.03.2019_per_miratimin_e_rregullores_stacione_plazhi.pdf

 

--V.K.M.569, DATE.17.07.2019_per_miratimin_e_kompetencave.pdf

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

Porto Palermo

Ndodhet në Bashkinë Himarë. Ka një sipërfaqe totale prej 2,068 ha.Është  propozuar për t’u kategorizuar si peizazh i mbrojtur.   Vendet për t’u vizituar:

Kepi i Alpunit (1), Gjiri i Llamanit (2), Kepi i Kavadorit (3), Gjiri i Armeridhës (4), Shpella e Porto Palermos (5), Kalaja e Porto Palermos (6), Kisha e Shën Nikollës (7), Kepi i Panormës (8), Gjiri i Gravës (9), Baza e nëndetëseve (10).  Bimësia që rritet në këtë zonëështë e shumëllojshme dhe mund të veçohen formacionet me Euphorbia, pyjet e dominuara nga Quercus ithaburen, bimësia e shkëmbinjve bregdetare, livadhet me Posidonia oceanica si dhe formacione të koralogjeneve.

Llogara

Ndodhet në Bashkinë Vlorë. Ka një sipërfaqe  totale prej 1010 ha. Zonë e rëndësishme për shpendët (IBA, Important Bird Area) si habitat për shpendët migratore . Bimësia që rritet në këtë  park është e shumëllojshme dhe veçohen pyjet e pishës së zezë, me bush (Buxus sempervirens L.), pyjet e rrobullit (Pinus heldreichii Christ),  Grumbujt e bredhit të Maqedonisë (Abies borisii-regis Matf.).Vendet për t’u vizituar:

Qendra e pushimit (1), Qafa e Cezarit (2), Qafa e Llogarase (3), Pisha Flamur (4), Maja e Qores (5), Pylli me pisha dhe bredh.

Laguna e Karavastasë. 

Një lagunë e mbyllur dhe pylli me pisha, një specie karakteristike e rajonit të Mesdheut. Deri në 5% të mbarështimit popullsisë së botës të Pelecanus crispus (1,000 individë) dhe pjesë e rëndësishme e mbarështimit të popullatave evropiane të albifrons Sterna dhe Glareola pratincola gjenden në këtë lagunë. Aktivitetet që zhvillohen në këtë territor përfshijnë rekreacion, gjueti dhe peshkim. Siti Ramsar nr. 781. Peizazh i mbrojtur Porto Palermo Ndodhet në Bashkinë Himarë. Ka një sipërfaqe totale prej 2,068 ha.Është propozuar për t’u kategorizuar si peizazh i mbrojtur. Vendet për t’u vizituar: Kepi i Alpunit (1), Gjiri i Llamanit (2), Kepi i Kavadorit (3), Gjiri i Armeridhës (4), Shpella e Porto Palermos (5), Kalaja e Porto Palermos (6), Kisha e Shën Nikollës (7), Kepi i Panormës (8), Gjiri i Gravës (9), Baza e nëndetëseve (10). Bimësia që rritet në këtë zonëështë e shumëllojshme dhe mund të veçohen formacionet me Euphorbia, pyjet e dominuara nga Quercus ithaburen, bimësia e shkëmbinjve bregdetare, livadhet me Posidonia oceanica si dhe formacione të koralogjeneve.

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: